2.2. “Cookies”
Ashtu si shumica e ueb sajteve, ne përdorim kukit kur hyni dhe shfletoni ueb sajtin tonë për ta bërë vizitën tuaj sa më komode dhe efektive që të jetë e mundur. Kukit janë skedarë të vegjël që krijohen nga ueb sajti dhe ruhen automatikisht në shfletuesin e pajisjes tuaj (laptop, tablet, telefon të mençur ose të ngjashme). Kukit nuk dëmtojnë pajisjen tuaj dhe nuk përmbajnë asnjë virus, trojanë ose softuerë të tjerë keqdashës. Informacioni i prodhuar në lidhje me pajisjen specifike të përdorur ruhet në kuki. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ne direkt marrim njohuri për identitetin tuaj nëpërmjet kësaj.
Përdorimi i kukive shërben, për një gjë, për ta bërë shfrytëzimin e ofertës sonë më të këndshme për ju. Për shembull, ne përdorim të ashtuquajturat kukit e sesioneve për të kuptuar që ju keni vizituar tashmë faqe individuale në ueb sajtin tonë. Këto fshihen automatikisht pasi të keni lënë ueb sajtin tonë. Po ashtu, për të optimizuar lehtësinë e përdorimit, ne gjithashtu përdorim kukit e përkohshme, të cilat ruhen në pajisjen tuaj për një periudhë të caktuar kohore. Nëse përsëri vizitoni ueb sajtin për të përdorur shërbimet tona, automatikisht do të njihet se tashmë na keni vizituar dhe hyrjet dhe parametrat që keni bërë do të njihen automatikisht në mënyrë që të mos keni nevojë t'i futni ato përsëri.
Kukit ndahen në katër kategori "Të domosdoshme", "Statistika", "Komoditeti" dhe "Marketingu".
Kukit e domosdoshme kërkohen për operimin dhe funksionet themelore të ueb sajtit tonë. Ato mundësojnë funksionimin përkatës të sigurisë së ueb sajtit tonë.
Kukit statistikore përdoren për të përmirësuar ofertën tonë dhe për të siguruar një dizajn të bazuar në nevoja dhe optimizim të vazhdueshëm të ueb sajtit tonë. Për këtë, ne mbledhim të dhëna anonime për statistika dhe analitikë, për shembull, për të përcaktuar trafikun e sajtit, statistikat e shikimit të faqes, sjelljen e përdoruesit dhe për të përshtatur dhe përmirësuar përmbajtjen tonë dhe përvojën e ueb sajtit.
Kukit e komoditetit përdoren për të lehtësuar përdorimin e ueb sajtit tonë. Nëse përsëri vizitoni këtë ueb sajt për të përdorur shërbimin tonë, automatikisht do të njihet se tashmë na keni vizituar dhe hyrjet dhe parametrat që keni bërë do të njihen automatikisht në mënyrë që të mos keni nevojë t'i futni ato përsëri. Për shembull, përmes kësaj, nuk do të keni nevojë që secilën herë të ri-fusni përsëri të dhënat tuaja të përdoruesit, por ju do të keni qasje në të dhënat e futura tashmë kur vizitoni ueb sajtin përsëri.
Ne përdorim kukit e marketingut në mënyrë që të mund t'ju ofrojmë përmbajtje përkatëse dhe të bazuara në interes kur vizitoni ueb sajtin tonë.
Të dhënat e përpunuara përmes kukive të domosdoshme janë për qëllimet e deklaruara për mbrojtjen e interesave tona legjitime në pajtim me nenin 5, paragrafi 1 e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale – Nr.06/L-082,, siç është funksionimi i duhur i sajtit.
Të dhënat e mbledhura dhe të përpunuara përmes kukive të komoditetit, statistikave dhe marketingut bëhen sipas pëlqimit tuaj të dhënë, në pajtim me nenin 5, paragrafi 1 e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale – Nr.06/L-082, për qëllime të shërbimit të përmbajtjes së personalizuar, për qëllime statistikore që synojnë të përmirësojnë përvojën e përdoruesit dhe qëllime të marketingut. Për këto, ju mund të ndryshoni/tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë duke klikuar në parametrat për Ndryshimin e Kukive (Change Cookies) në pjesën e poshtme të ueb sajtit.
Menaxhimi i kukive
Shumica e shfletuesve pranojnë kukit në mënyrë automatike. Sidoqoftë, shfletuesi juaj mund të konfigurohet në atë mënyrë që asnjë kuki të mos ruhet në kompjuterin tuaj ose një mesazh njoftimi të shfaqet gjithmonë para se të vendoset një kuki e re. Secili shfletues ndryshon në varësi të mënyrës se si i menaxhon parametrat e kukive. Kjo përshkruhet në menynë e Ndihmës (Help) të secilit shfletues, ku shpjegohet se si të ndryshoni parametrat e kukive tuaj. Ndiqni lidhjet e dhëna më poshtë në varësi të shfletuesit që jeni duke e përdorur:
Deaktivizimi i plotë i kukive, megjithatë, mund të bëjë që ju të mos mund të përdorni të gjitha tiparet e ueb sajtit tonë.
Ne përdorim kukit e mëposhtme: