Drejtoresha menaxhuese
Katerina Bosevska ka një Ph.d në Ekonomike, me një të kaluar të fortë menaxheriale, njohuri të gjera në praktikën e biznesit vendas dhe komunitetin e biznesit. Gjatë karrierës së saj profesionale ajo ka bashkëpunuar me shumë kompani të huaja, ka zhvilluar dhe zbatuar projekte me partnerë e bashkëpunëtorë vendas dhe të huaj. Ajo iu bashkua familjes EOS Matrix më 01.11.2005, si Shefe Financiare e EOS Matrix në Maqedoni.
Udhëheqëse e Zhvillimit të Biznesit
Verica Hadzi-Smilevska ka qenë pjesë e EOS Matrix Maqedonisë që nga viti 2010 kur ajo filloi karrierën e saj në EOS nëpërmjet Programit të Trajtimit të Menaxhimit. Përpara se të merrte pozicionin e Udhëheqëses së Zhvillimit të Biznesit, ajo ka punuar në pozicione në Njësinë e Operacioneve dhe Biznesit në EOS. Verica ka një Master në Administrim Biznesi.
Udhëheqëse e Departamentit Juridik
Pamela Veljanoska është pjesë e EOS Matrix në Maqedoni që nga prilli 2015 në pozicionin e Udhëheqëses së Departamentit Juridik. Ajo e ka filluar karrierën e saj në firmën ligjore të njohur “PEPELJUGOSKI” dhe ka 5 vjet përvojë pune. Në tetor të vitit 2013 ajo morri një certifikatë për dhënien e provimit të avokatisë dhe në dhjetor të vitit 2013 ajo mori një certifikatë për provimin e kaluar si përfaqësuese e të drejtave të pronës intelektuale. Si pjesë e ekipit EOS Matrix në Maqedoni, Pamela është përgjegjëse për përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave juridike të kompanisë, menaxhimin dhe përmirësimin e Departamentit Juridik të kompanisë dhe menaxhimin e procesit të mbledhjes ligjore të borxheve.
Udhëheqëse e Mbledhjeve të arkëtimeve
Maja Koteska ka qenë pjesë e EOS Matrix në Maqedoni që nga themelimi i kompanisë në vitin 2003. Ajo e ka fituar eksperiencën e saj të pasur në fushën e mbledhjes së borxheve nëpërmjet njohurive praktike dhe krijimit të shumë proceseve të suksesshme të grumbullimit në Departamentin e Operacioneve të kompanisë. Në shkurt të vitit 2009 ajo u emërua në pozicionin e Menaxheres së Mbledhjeve dhe për momentin ajo mban pozicionin e Udhëheqëses së Mbledhjeve në departamentin e Operacioneve. Ajo e ka kryer shkollimin e saj në Fakultetin Ekonomik në Universitetin Ss. Cyril dhe Methodius, në fushën e Menaxhimit të Biznesit.
Udhëheqëse e Financës
Aleksandra Krajceska ka qenë pjesë e EOS Matrix në Maqedoni që nga tetori 2009 kur ajo e nisi në pozicionin e analistes financiare në Departamentin e Financës. Ajo e filloi karrierën e saj në kompaninë e njohur të auditimit KPMG në Maqedoni dhe ka 10 vjet eksperiencë si auditore e lartë. Aleksandra Krajceska është e diplomuar për ekonomi. Si pjesë e ekipit tonë EOS ajo është përgjegjëse për përgatitjen e raporteve financiare si dhe për analizat financiare të të dhënave që kanë lidhje me biznesin e kompanisë. Në mars të vitit 2015 ajo u rrit në detyrë si Udhëheqëse e Financës dhe Raportimit.
Menaxheri i Njësisë së Informacionit për Biznesin
Dimitar Grizev ka një master shkencor në ekonomi. Ai e filloi karrierën e tij në Bankën Stopanska në vitin 2003. Në maj të vitit 2006 ai u bë pjesë e ekipit EOS Matrix. Dimitar ka aftësi të jashtëzakonshme analitike dhe logjikë biznesi. Ai ka vite përvojë në përgatitjen e analizave të biznesit dhe raporteve operative në EOS, për menaxhimin si dhe nevojat e klientëve.