Politika e privatësisë së faqes në internet

1. Fushëveprimi

Kjo politikë e privatësisë në faqen e internetit vlen për mbledhjen e të dhënave personale të cilat janë mbledhur në faqen tonë të internetit https://ks.eos-solutions.com dhe vlen për të dhënat që përpunohen më tej nga EOS Matrix DOOEL.

2. Mbledhja, ruajtja dhe përdorimi i të dhënave personale

2.1. Kur ju vizitoni faqën e internetit

Kur vizitoni faqen tonë të internetit https://ks.eos-solutions.com/, shfletuesi juaj automatikisht dërgon informacione në serverin tonë të internetit, i cili ruhet përkohësisht në një skedar dhe fshihet automatikisht pas 3 ditësh. Informacioni i dërguar në faqen tonë të internetit përfshin:

  • IP adresa
  • Data dhe koha e hyrjës
  • Emri dhe URL-ja e skedarit të marrë
  • Faqja e internetit nga e cila ka ndodhur hyrja (URL e referuesit)
  • Faqja e internetit e marrë nga faqja jonë e internetit
  • Shfletuesin marrës, sistemin operativ dhe emrin e ofruesit tuaj të hyrjes nëse është e mundur.

Informacioni i mbledhur përdoret për qëllimin e sigurimit të përdorimit të rehatshëm të faqës sonë të internetit dhe analizimit të sigurisë dhe stabilitetit të sistemit.

Ne nuk i përdorim informacionet e dërguara në faqen tonë të internetit për ndonjë qëllim tjetër.

2.2.“Cookies”

Faqja jonë e internetit përdor “cookies”. “Cookies” janë skedarë të vegjël të krijuar në pajisjen tuaj nga shfletuesi juaj, kur vizitoni faqen tonë të internetit. Ato nuk përmbajnë asnjë malëare dhe nuk janë të dëmshëm për vizitorët e faqes sonë të internetit.

Ne përdorim katër lloje të “cookies”:

2.2.1. “Cookies” të sesionit

“Cookies”tëe sesionit janë skedarë “cookie” të përkohshëm të cilat fshihen pasi të keni mbyllur shfletuesin. Kur mbyllni shfletuesin dhe ktheheni në faqen tonë të internetit, ai nuk do t'ju njohë si vizitor.

Ato përdoren nga faqja jonë e internetit për të zbuluar nëse keni vizituar faqe individuale në faqen tonë të internetit në seancën aktuale. Këto “cookie” shërbejnë për funksionimin e faqes në internet dhe fshihen automatikisht pas 20 minutash pasiviteti të përdoruesit në faqen e internetit.

2.2.2. “Cookies” të vazhdueshëm

“Cookies” të vazhdueshme ruhen në pajisjen tuaj për një periudhë të caktuar kohe, ose derisa t'i fshini ato manualisht.

Ato na shërbejnë ne që t'ju njohim si vizitor të përsëritur në vizitën tuaj të ardhshme në faqen tonë të internetit. Ata ruajnë cilësimet që keni bërë herën e mëparshme, kështu që ju nuk keni nevojë t'i bëni ato përsëri dhe kjo na ndihmon të përmirësojmë përdorimin tuaj të faqes sonë të internetit.

2.2.3. “Cookies” promovimi

Kjo faqe e internetit përdor “cookie” për promovim, të cilat ruhen përtej kohëzgjatjes së një seance të caktuar dhe sigurojnë - përveç tjerash - që juve u janë treguar vetëm disa promovime një herë dhe jo në mënyrë të përsëritur. Këto “cookie” ruhen në shfletuesin tuaj derisa t'i fshini ato.

Detajet se si të ndryshoni cilësimet e “cookies” në shfletuesin tuaj mund të gjenden në seksionin e ndihmës së shfletuesit tuaj.

2.2.4. “Cookies” statistikash

“Cookies” të statistikave na ndihmojnë të kuptojmë se si vizitorët bashkëveprojnë me faqen tonë të internetit, duke mbledhur dhe raportuar informacione në mënyrë anonime. Ato janë shumë të dobishme për qëllim të optimizmit të përdorimit të faqes në internet.

Vizitorët e faqes në internet lejohen të konfigurojnë përdorimin e “cookies” në faqen tonë të internetit. Ju lutemi kini kujdes që nëse e çaktivizoni plotësisht përdorimin e “cookies”, mund të mos jeni në gjendje të përdorni të gjitha funksionet e faqes sonë të internetit.

2.3. Mjetet e analizës

Faqja jonë e internetit përdor masa gjurmuese për tu siguruar që ajo është hartuar sipas kërkesave dhe optimizuar për përdorim.

2.3.1.  “Siteimprove” analitikët

Kjo faqe e internetit përdor analitikët “Siteimprove“, një shërbim analitik në internet i ofruar nga Siteimprove. Analitikët “siteimprove“ përdorin “cookies” për të ndihmuar EOS Matrix DOOEL të analizojë se si vizitorët përdorin faqen e internetit. Informacioni i gjeneruar nga “cookies” në lidhje me përdorimin e vizitorëve në faqen e internetit do të ruhet dhe përpunohet nga Siteimprove në serverat në Danimarkë.

IP adresat anonimizohen në mënyrë të pakthyeshme para se të dhënat të vihen në dispozicion në “Siteimprove Analytics” ose “Intelligence Suite” për EOS.

EOS do të përdorë këtë informacion për të vlerësuar përdorimin e faqes sonë të internetit nga vizitorët e saj, përpilimin e raporteve mbi aktivitetin e faqes në internet, dhe në fund të fundit për përmirësimin e faqes në internet për vizitorët e saj. “Siteimprove” nuk do t'ua transmetojë këtë informacion palëve të treta dhe nuk do t'i përdorë ato për qëllime të marketingut ose reklamimit.

Këto janë “cookies” që përdoren nga

These are the cookies used by “Siteimprove” në këtë faqe të internetit:

  • Emri i “cookie”: nmstat

Lloji: I vazhdueshëm – skadon pas 1000 ditëve.

Ky “cookie” përdoret për të ndihmuar regjistrimin e vizitave të përdoruesve të faqes në internet. Përdoret për të mbledhur statistika në lidhje me përdorimin e faqes, siç është vizita e fundit e vizitorit në faqen tonë të internetit. “Cookie” nuk përmban asnjë informacion personal dhe përdoret vetëm për analitikë në internet.

  • Emri i “cookie”: siteimproveses

LLoji: “Cookie” i sesionit

Ky “cookie” përdoret thjesht për të ndjekur sekuencën e faqeve që një vizitor shikon gjatë një vizite në faqen tonë të internetit. Duke përdorur këtë faqe interneti, vizitori pajtohet që të përpunojë të dhënat rreth tij / saj nga “Siteimprove” në mënyrën dhe për qëllimet e përcaktuara më sipër.

Ju mund të parandaloni mbledhjen e të dhënave tuaja nga “Siteimprove” analitikët duke klikuar në linkun e mëposhtëm. Do të vendoset një “Cookie Opt-Out” që do të parandalojë mbledhjen e të dhënave tuaja në të ardhmen kur vizitoni këtë faqe në internet:

Deaktivizo “Siteimprove” analitikët.

  • “Cookies” të sesionit që kërkohën për operimin e faqes së internetit.

Këto “cookies” ruhen automatikisht në server nga PHP për secilin përdorues. Si rregull, ato fshihen pas 20 minutash pasiviteti të përdoruesit në faqen e internetit.

  • “Cookies" promovimi

EOS gjithashtu përdor “cookies” për promovime të caktuara që ruhen përtej kohëzgjatjes së një seance të caktuar (“cookies” të vazhdueshme). Këto përdor “cookies” sigurojnë - përveç tjerash - që juve ju shfaqen promovimet një herë dhe jo në mënyrë të përsëritur. “Cookies” mbeten të ruajtura në shfletuesin tuaj derisa t'i fshini ato. Sigurisht që mund të konfiguroni shfletuesin tuaj në mënyrë që “cookies” të mos ruhen në hard diskun tuaj. Detajet se si të ndryshoni cilësimet e “cookies” në shfletuesin tuaj mund të gjenden në seksionin e ndihmës së shfletuesit tuaj.

2.4. Videot e Youtube

Faqja jonë e internetit përmban lidhje me video nga “YouTube” L.L.C, Cherry Ave 901, San Bruno, CA 94066, SHBA. Nëse vizitoni një faqe në faqen tonë të internetit që përmban një video të tillë, një lidhje e drejtpërdrejtë është krijuar midis shfletuesit tuaj dhe serverit YouTube pasi të keni aktivizuar videon.

Youtube merr informacionin që keni vizituar faqen tonë të internetit me IP adresën tuaj. Nëse klikoni në linkun e videos, IP adresa juaj do të përcillet në Youtube.

Dëshirojmë të theksojmë se si ofruesi i faqes sonë, ne nuk kemi njohuri për përmbajtjen e të dhënave të transmetuara ose për përdorimin e tyre nga YouTube. Për më shumë informacion në lidhje me përdorimin e të dhënave nga YouTube, lexoni politikën e privatësisë së YouTube (https://www.youtube.com/).

3. Siguria e të dhënave

Brenda vizitës në faqen e internetit, ne përdorim metodën e përhapur SSL (secure socket layer) në lidhje me nivelin më të lartë të kriptimit të mbështetur nga shfletuesi juaj. Në përgjithësi, ky është kriptim 256-bit. Nëse shfletuesi juaj nuk mbështet kriptimin 256-bit, në vend të kësaj ne biem në teknologjinë 128-bit v3. Ju mund të shihni që një faqe e caktuar në internet në prezencën tonë të internetit po transmetohet në formë të koduar nga tasti i mbyllur ose ikona e kyçit në shiritin e poshtëm të gjendjes të shfletuesit tuaj.

Ne gjithashtu marrim masa të përshtatshme teknike dhe organizative të sigurisë për të mbrojtur të dhënat tuaja nga manipulimet aksidentale ose të qëllimshme, humbje të pjesshme ose të plotë, shkatërrim ose qasje të paautorizuar nga palët e treta. Masat tona të sigurisë përmirësohen vazhdimisht në përputhje me zhvillimet teknologjike.

4. Përditësimi dhe ndryshimi i kësaj politike të privatësisë

Kjo politikë e privatësisë aktualisht është e vlefshme dhe u përditësua për herë të fundit në Janar 2020.

Mund të jetë e nevojshme që kjo politikë e privatësisë të ndryshohet për shkak të përmirësimeve në faqen tonë të internetit; ofertave përmes faqes sonë të internetit ose për shkak të kërkesave të ndryshuara ligjore ose zyrtare. Politika aktuale e privatësisë mund të merret nga faqja jonë e internetit në https://ks.eos-solutions.com/ dhe të shtypet në çdo kohë.