Doni të shpëtoni nga borxhet? Këta njerëz mund t’ju tregojnë si

Nuk është fundi i botës kur merr letër nga një kompani për mbledhjen e borxheve si EOS. Në fakt, mund të jetë diçka e mirë: Agjentët e tyre të qendrës së thirrjeve i ndihmojnë rregullisht ata që ndjehen të tronditur nga borxhet e tyre dhe kanë plot histori për ti vërtetuar.

Çlirimi në zërin e gruas ishte i qartë, edhe para se ajo të niste ta falënderonte atë; kujton Robert Weinhold, një specialist në mbledhja e borxheve në një nga katër qendrat e thirrjeve të EOS në Gjermani. Telefonuesja ishte një grua e re dhe ishte e qartë që ajo nuk ishte në gjendje t’i shlyente të gjitha borxhet që kishte grumbulluar nga blerjet online dhe kartat e kreditit. ‘Nëse do ta kishim derguar atë në gjykatë, askush nuk do kishte mbetur i kënaqur, prandaj si zgjidhje gjetëm një plan të personalizuar pagese që ajo mund ta përballonte.’

Rikuperimi i borxhit në EOS Group është tejet ndryshe nga paragjykimet e njohura rreth industrisë - kjo ka të bëjë me njerëz të orientuar drejt zgjidhjeve si z. Weinhold dhe kolegu i tij, Thomas Markert, që merren me debitorët në telefon. Qëllimi i tyre është t’u kthejnë kreditorëve atë çfarë u detyrohen - në një mënyrë që debitorët mund ta mbajnë mbi supe. ‘Ka rëndësi të merresh me borxhin në një mënyrë konstruktive,’ thotë z. Markert. ‘Gjithçka bëhet për t’i treguar klientit që ka ende shpresë, që ka një qëllim që ata mund ta arrijnë.’

Të merresh me borxhin do të thotë të merresh me emocione

Dhe ka plot histori që tregojnë që debitorët e njohin këtë. Përvoja e një kolegu është e zakonshme, thonë zotërinjtë Markert dhe Weinhold. Ai mori një telefonatë nga dikush që donte të dinte se sa borxh i ka mbetur akoma. ‘Kolegu ynë tha se borxhi ishte paguar plotësisht dhe tregoi që telefonuesi kishte marrë dy herë atë ditë,’ sjell në kujtesë z. Markert. ‘Pastaj telefonuesi tha, ‘E di, por doja ta dëgjoja sërish lajmin e mirë.’’

‘Të qenit në borxh është një çështje tepër emocionale’, thotë z. Weinhold. Ndjenjat e pafuqisë ose turpit mund t’i shmangë lehtësisht klientët që të përballen me problemin.

‘Por këshilla ime për çdokënd që merr një letër nga shërbimi i mbledhjes së borxheve është e thjeshtë – kapni telefonin dhe na merrni. Problemi juaj veç do të shtrenjtohet nëse e shpërfillni,’ thotë ai. ‘Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe nëse dikush më falënderon që po e ndihmoj, e po atëherë, më falënderon se po bëj detyrën time.’

Kjo nuk ka lidhje me kundërshtimin e pretendimeve, por me gjetjen e zgjidhjeve realiste.

Bizneset e mbledhjes së borxheve nuk janë agjenci këshillimore të debitorëve. Ato u shërbejnë kompanive që i kanë mandatuar për t’i mbledhur sa më shpejt të jetë e mundur paratë që këtyre kompanive u detyrohen. Por specialistët e EOS e dinë se ata mund ta bëjnë këtë vetëm nëse debitorët mund të marrin përsipër shlyerjen, e cila kërkon rregullisht fleksibilitetin e tyre në përcaktimin e planeve të kthimit të parave dhe ngrirjes së pagesave të normës së interesit. Z. Weinhold kujton një burrë te të tridhjetat që kishte shpërfillur borxhe të konsiderueshme prej vitesh, të cilat ishin grumbulluar duke shpenzuar më shumë se duhet vite më parë. ‘Pa e kuptuar edhe vetë ai u bë me familje, fëmijë dhe ndjeu përgjegjësinë për të shpëtuar nga borxhet për hir të familjes,’ thotë z. Weinhold. ‘Ne sajuam një plan bujar ripagimi që i lejoi atij të shlyente shumat e detyruara gjatë një shtrirjeje të konsiderueshme kohore.’

Kur borxhet u shlyen, z. Weinhold mban mend që personi e falënderoi atë pa kursim. ‘Ai ishte me të vërtetë mirënjohës për faktin se ne u treguam të duruar, që e lejuam t'i paguante borxhet e tij një nga një,’ thotë ai, duke kujtuar se si EOS Serviceline përkrahu një të rritur të kapej pas përgjegjësive të reja. ‘Pasi ramë dakord për një plan, nuk i bëmë presion dhe ai ishte mjaft mirënjohës për këtë.’

Eine junge Frau mit Headset arbeitet am Computer

Start with the smallest overdue bill – and move on from there.

Një gjë që z. Markert thotë se i pëlqen të bëjë me telefonuesit për herë të parë është t’i ulë me një laps e letër. ‘Unë i ndihmoj ata të kenë një pasqyrë të problemit të tyre financiar,’ thotë ai, duke përshkruar se si ai përqendrohet te fatura më e vogël e vonuar dhe i sugjeron telefonuesit të nisë shlyerjen e saj njëherësh ose në këste. ‘Ka rëndësi të frymëzosh besim te telefonuesit dhe t’i motivosh të ecin përpara, duke u treguar atyre që në fund të tunelit ka dritë,’ pohon ai. 

‘Unë shpesh ndjej që njerëzit buzëqeshin në anën tjetër të linjës telefonike,’ z. Markert vazhdon. Ai thotë se hera-herës ndodh që një telefonues i irrituar që merr për herë të parë me, le të themi, njëzet fatura të vonuara e përfundon telefonatën me besim dhe falënderim. ‘Duke u shpjeguar atyre problemet, unë u tregoj që borxhi është si një lojë tavoline – mund të luani pa një strategji, por mund të fitoni vetëm nëse keni një të tillë.’

Fuqia motivuese e qëllimeve të pagesës

Atij i kujtohet një grua, e cila u bë thuajse fanatike për të paguar atë që detyrohej. ‘Ajo kërkoi të rriste pagesat, sepse planifikonte të gjente një punë të tretë për të dalë përfundimisht nga borxhi.’ Z. Markert sjell në kujtesë. Atë pranverë ajo organizoi me sukses gjithçka për të shlyer një borxh në qershor dhe tjetrin në gusht. ‘Ajo pa se ishte afër arritjes së qëllimit të saj dhe ishte shumë mirënjohëse për këtë.’

Zotërinjtë Markert dhe Weinhold mendojnë se rreth 80 për qind e njerëzve me të cilët ata merren i falënderojnë për ndihmën. Qëllimi kryesor është t’i bindësh debitorët ta shlyejnë plotësisht borxhin

Edhe nëse faturat, kreditë dhe hipotekat grumbullohen - një ekspert i mbledhjes mund të gjejë një zgjidhje.

Z. Weinhold i kujtohet një telefonatë nga një grua që kishte borxhe të trashëguara të akumuluara në fshehtësi nga bashkëshorti i saj i ndjerë. Ajo u trondit nga ky zbulim dhe nuk ishte në pozitë për të shlyer shumat e përfshira. Duke gjetur një plan që mori parasysh situatën e saj, ai e ndihmoi gruan për t'u marrë me trashëgiminë e bashkëshortit të saj. ‘Vetëm mos harroni që nuk ekziston diçka e tillë si situata e pamundur,’ thotë z. Weinhold. ‘Dhe mos harroni, marr shumë falënderime.’

Shpërndaje këtë

Printo