Rritja e teknologjive rregullatore: A mundet që inteligjenca artificiale ta bëjë vërtet përputhjen më pak të rrezikshme, të mërzitshme dhe të shtrenjtë?

Një racë e re firmash të teknologjisë financiare premton ta lehtësojë përputhjen: Teknologjitë rregullatore përdorin Inteligjencën Artificiale dhe nxënien nga makineritë për t’i ndihmuar kompanitë të përligjin të dhënat e tyre dhe i paralajmërojnë ndaj rreziqeve të sigurisë ose shkeljeve të ligjit. A janë ofertat e tyre një alternativë praktike për sektorin e shërbimeve financiare globale apo mos duhet zgjedhur opsioni i sistemit brenda organizatës?

Menaxhimi i rrezikut dhe përputhja rregullatore ndjellin shumë emocione në industrinë e shërbimeve financiare: frikë nga pasojat e mospërputhjes, irritim me disa nga kërkesat dhe zemërim në rrjedhën e pandërprerë të rregullave të reja. Pra, nuk është çudi që një lehtësim i ri i kompanive Startup në fushën e teknologjisë së informacionit të quajtura RegTechs (Teknologji Rregullatore) të tërheqin shumë vëmendje dhe investime me premtimin e tyre për të mbaruar punë duke përdorur mësimin nga makineritë dhe inteligjencën artificiale (AI). Në 2016, një studim i KPMG tregon se sipërmarrësit kapitalistë investuan mbi 994 milionë USD në nivel botëror në këtë sektor në zhvillim, një rritje prej 70% nga 582 milionë USD në 2015.

Problemi që teknologjitë rregullatore premtojnë të luftojnë është i madh: një sondazh i kryer nga Thomson Reuters për kompanitë e shërbimeve financiare tregoi se më shumë se gjysma pritën që kostot e tyre të përputhjes të rriteshin në mënyrë domethënëse në 2018, kryesisht për shkak të ligjeve dhe rregullave të reja, si Rregulloret e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR). Inteligjenca Artificiale mund të jetë në gjendje të ndihmojë, thotë Oficeri i Përputhjes Sibylle Weingart i EOS Holding, edhe nëse sipas këndvështrimit të saj nuk është aty ku duhet: “Këto sisteme të mësojnë vetë. Mund të ndodhë dhe ndoshta më shpejt nga çfarë mund të presim, veçanërisht për proceset e standardizuara. Google Translate është një shembull i mirë – e ka bërë progresin shumë të shpejtë”.

Të rinjtë në bllokun financiar

Inteligjenca Artificiale dhe mësimi nga makineritë mund të jetë diçka e mirë në trajtimin e sasive të mëdha të të dhënave që përmbytin një organizatë. Por kjo nuk të ndihmon kur kjo organizatë nuk e di se çfarë të dhënash ka. Mungesa e transparencës në hapësirat e IT-së në shumë organizata paraqesin rrezik për përputhjen, një rrezik i brendshëm nuk është as gjysma e problemit, siç është parë në rastin e Cambridge Analytica dhe Facebook.

Shumë teknologji regullatore (RegTechs) janë në fakt degë të teknologjisë financiare, ai lloj Startupi që fillimisht ndihmoi fushën e bankave dhe sigurimeve të trajtojnë revolucionin digjital. Megjithatë, teknologjitë financiare si PayPal shumë shpejt nisën të konkurronin me shërbimet e vjetra dhe madje t’i linin pas. Ishte thjesht çështje kohe para se këto kompani të teknologjive financiare nisën të përballeshin me disa nga problemet e njëjta rregullatore dhe të përputhjes si shërbime tradicionale financiare. Jo për çudi, teknologjia u pa si një përgjigje dhe kështu lindi RegTech.

Vetë risia në teknologjinë financiare nuk e bën punën

Atëherë, çfarë kërkon industria nga Teknologjia Regullatore? Kryesisht për t’i ndihmuar të kuptojnë se çfarë kanë. Pak a shumë çdo rregullore kërkon që informacioni të jetë i plotë, i saktë dhe kuptimplotë, dhe pikërisht këtu mund të ndërhyjë e vetme RegTech. Teknologjia mund të distilojë sasi të mëdha të dhënash në ‘panele’, që e bëjnë vendimmarrjen dhe mbikëqyrjen regullatore më të thjeshtë. Për shembull, transaksionet e pazakonta mund të identifikohen më lehtë, duke e ndihmuar një organizatë të përballet me proceset Kundër Pastrimit të Parave (AML), diçka që çdo oficer AML-je do ta përshëndetnin të gjithë në kuadër të ndëshkimeve me të cilat përballen për mospërputhje.

Kur bie fjala për kërkesat e njohjes së klientit (KYC), Weingart shikon potencial të madh te teknologjia blockchain: “KYC mund të bëhet më e lehtë për të gjitha kompanitë që punojnë në sektorin e industrisë financiare, sepse blockchain mund të çojë në një lloj ID-je plotësisht të decentralizuar dhe digjitalizuar, e cila do lejojë identifikimin e partnerëve të biznesit në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme pa nevojën e pasjes së kopjeve të dokumenteve.”

Si të implementoni një RegTech në një organizatë ndërkombëtare

Atëherë, si e përqafon një organizatë teknologjinë regullatore? EOS është një organizatë tepër heterogjene. Gjetja e zgjidhjeve në grup do të thotë marrja parasysh e kërkesave të biznesit individual, gjë e cila mund të jetë një punë e ngadaltë. Dhe një qasje më e gjerë nuk duket e realizueshme. “Ne po shohim të përdorim mjete modulare të IT-së, duke u përqendruar te gjërat thelbësore dhe se ku këto sisteme mund të shtojnë vlerë”, thotë Weingart. “Kjo nuk është teknologji regullatore në vetvete, por më shumë një koordinim i i përputhjes dhe menaxhimit të rrezikut te një grup më i gjerë. “

Njëra nga fushat ku EOS po punon është inspektimi i partnerëve të biznesit: “Ne mbështetemi te një ofrues me shërbimet e të cilit ne mund të zbatojmë inteligjencën artificiale me motorë kërkimorë me vetë-nxënie dhe parametra kërkimorë të përshtatshëm individualisht. Na duket shumë më e lehtë të marrim informacion për partnerët e mundshëm të biznesit dhe të harxhojmë më pak kohë duke e bërë këtë. Teknologjia mund të ndihmojë me gjërat e mërzitshme, që në fakt janë të mira për moralin e stafit dhe mund të na mundësojnë të punojmë më shpejt. Por, në të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që njerëzit tanë i kemi mbështetje dhe nuk ndjehen të tronditur; përndryshe sistemet e reja nuk do ta fitojnë pranimin e nevojshëm.

Menaxhimi i mirë i projektit është çelësi i implementimit të teknologjisë regullatore

Përputhja nuk është thjesht një proces; ajo është edhe një mentalitet, pjesë e ADN-së kulturore të një organizate. Sibylle Weingart beson se njerëzit, jo IT-ja apo AI-ja, e përcaktojnë kulturën: “Ne kemi një kulturë korporate bazuar në një komplet të fuqishëm parimesh etike. Toni nga lart është po aq i rëndësishëm sa përpjekjet e të gjithë punonjësve në të gjithë organizatën. Të gjithë në EOS i përkushtohen veprimit konkret.

Heqja dorë nga kontrolli mbi një proces kyç për një sistem IT-je është një rrezik i madh. Një pjesë e sfidës qëndron te projektimi i sistemeve. Dikush duhet të kuptojë problemet rregullatore dhe me pajtimin për t’i ndërtuar ato në algoritma dhe kode. Dikush duhet të bashkojë proceset, politikat, dokumentacionin dhe të dhënat për të përforcuar sistemet. Dikush duhet të jetë në gjendje të shohë përfundimet dhe të dijë që ato janë të besueshme dhe çfarë është më e rëndësishme, kanë vazhdimisht kuptim.

Por kush është ai ‘dikush’? Sa menaxherë të lartë janë edhe ekspertë të IT-së? Çelësi këtu është një menaxhim i mirë i projektit, thotë Weingart, “Specialistët tanë të ndryshëm të departamentit ligjor dhe të përputhjes po punojnë krah për krah me IT-në.” Një shembull i këtij bashkëpunimi synon të sajojë nga e para menaxhimin e mbledhjes së borxheve, duke garantuar që të gjitha proceset të jenë të përditësuara me kërkesat ligjore.

Nuk ka zgjidhje gardiane për përputhjen

Siç thekson shumë shpejt znj. Weingart, EOS nuk është një kompani shërbimesh financiare në kuptimin e rreptë të fjalës, siç janë bankat ose të ashtuquajtura institucione sistematikisht financiare me morinë e tyre të transkasioneve. Prandaj, platformat e IT-së këtu nuk kanë pse të jenë kaq komplekse, gjë e cila thjesht tregon se nuk ka një qasje të përshtatshme për të gjitha rrethanat. Çdo kompani duhet të jetë e kujdesshme dhe nazike për fushat që mund të adresohen nga zgjidhet e teknologjisë regullatore. Proceset KYC mund të mbështeten pa dyshim si dhe proceset AML në përgjithësi. Piketimi i problemeve të brendshme dhe të jashtme të auditit me gjetjet regullatore nuk kërkon ndonjë shkencë të madhe. Çdo fushë që mund të standardizohet pa humbjen e integritetit të të dhënave është e arrirë për RegTech dhe me shumë mundësi do ta kthejë shumë herë investimin (jo të papërfillshëm). Si rrjedhojë, RegTech ka një potencial për t’u bërë më shumë se thjesht vëllai i vogël i FinTech.

Shpërndaje këtë

Printo