Do të dëshironit të blinit një shtëpi apo të shihnit botën? Si e menaxhojnë borxhin mijëvjeçarët.

Ata janë pa brenga, jetojnë momentin dhe shpenzojnë më tepër se ç'duhet për përvoja në vend se të kursejnë për të ardhmen: A është i saktë ky vlerësim i të ashtuquajturëve Mijëvjeçarët? Të dhënat nga mbledhësit e borxhit dhe të tjerë tregojnë: Është e ndërlikuar.

Image of a student sitting under a tree with their laptop, books and a coffee cup.

“Kur isha në përpjekje për të blerë shtëpinë time të parë, nuk po blija avokado të shtypur për 19 USD dhe katër kafe me nga 4 USD secila”. Ky koment Tim Gurner, një sipërmarrës australian në pasuritë e patundshme pasqyron tablonë që shumë veta kanë për brezin e mijëvjeçarit: personat nga të njëzetat deri te të tridhjetat me një qëndrim individualist për jetën, punën, zotërimet dhe shpenzimet. Por a pasqyrohet kjo në zakonet e tyre të kreditimit dhe shpenzimit?

Në të vërtetë, sipas Zyrës së Këshillimit për Shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar, borxhi te të rinjtë është një problem në rritje në këtë vend. Mes 2010 dhe 2012, të rinjtë e moshës 15-24 kishin mesataren më të lartë të raportit të pasiguruar borxh-të ardhura nga çdo grup, dhe patën një rritje 200% të borxheve të tyre mes 2006 dhe 2012. Kjo rritje ishte mbi dhjetë herë më e lartë se për popullatën e gjerë.

Megjithatë, kur është fjala për të paguar borxhin, opsionet ndryshojnë: 38% e anëtarëve të Shoqata Gjermane e Agjencive të Mbledhjes së Borxheve (BDIU) thonë që të rinjtë janë pagues më të këqij se ata më të mëdhenj në moshë. 62% thonë se klientët e rinj janë ose të barabartë ose më të besueshëm me pagesat e tyre, kështu që mbledhja e borxheve nuk përbën ndonjë problem.

Në çka ju pëlqen Mijëvjeçarëve t’i shpenzojnë paratë e tyre?

Pra, cilat janë gjërat për të cilat ‘brezi i bukës së thekur me avokado’ po shpenzon para dhe merr kredi personale? Nëse klishetë janë të vërteta, duhet të shohim një diferencë krahasuar me popullatën e përgjithshme. Sipas Sondazhit 2017 të EOS mbi Borxhet, në shtete si Gjermani, Rusi dhe SHBA popullata është dy herë më e gatshme të marrë borxh, d.m.th. përmes një kontrate për pagesa në këste, për të paguar për një makinë apo motoçikletë për sa i përket edukimit.

Mbi shkaqet e borxhit te të rinjtë, 81% e anëtarëve të BDIU-së fajësojnë shpenzimet e larta për mallrat e konsumit. Ata thonë që të rinjtë hyjnë në telashe me dyqanet online, ofruesit e telekomunikacionit dhe studiot e fitnesit, ndërsa të rriturit mes moshës 25 dhe 59 kanë probleme me shlyerjen e bankave ose shoqërive të ndërtimit, kompanive të energjisë dhe ofruesit e telekomunikacionit.

Që tani po shohim një shfaqje të një modeli: brezi i ri merr përsipër më shumë borxhe, por jo aq sa për të blerë një shtëpi dhe të tjera për të harxhuar bazuar në një nevojë afatshkurtër. Kjo preferencë për përvojat konfirmohet në studime të tjera.

Përvojat janë më të rëndësishme se zotërimet

Sipas studimit të Ipsos për Eventbrite, një kompani biletash online, tre të katërtat e të intervistuarve mijëvjeçarë preferojnë përvojat si udhëtimi nëpër botë, shikimi i një shfaqjeje, qëndrimi me miqtë në vend të zotërimeve. Instituti gjerman i studimit të tregut GfK e mbështet këtë: nga 2007 në 2017, ‘shijimi i jetës’ kaloi nga vendi i dhjetë në të tretë te përparësitë e mijëvjeçarëve. Megjithatë, një sondazh i 2015 mes mijëvjeçarëve në Gjermani dha rezultate të habitshme. Ndërsa karriera u rendit në vendin e gjashtë, udhëtimi zbriti në vendin e pestë dhe pavarësia financiare ishte në vendin e dytë.

Kuptohet që mijëvjeçarët duan të jenë pa borxhe si gjithë të tjerët. Nga raporti i Bankës së Amerikës ne e dimë se 35% janë të stresuar se nuk kursejnë mjaftueshëm. Ndoshta ata thjesht nuk janë në gjendje të arrijnë aq lehtë një siguri financiare: Rritja me shpejtësi e çmimit banesave nënkupton se ngjitja e shkallëve të strehimit është shumë herë më e vështirë për të rinjtë. Për të tjerët, kostoja e lartë e artikujve bazë si telefonat inteligjentë që pa to vështirë se mund të kalosh në shoqërinë moderne shkakton probleme.

Ndonjëherë mbetet vetëm për të blerë ushqim dhe paguar qiranë

Madje edhe në Gjermani, ku tarifat e studentëve pothuaj nuk ekzistojnë, shumë të rinj marrin kredi për të mbuluar kostot e jetesës. Raportet nga media gjermane tregojnë histori të studentëve që marrin borxh pa kërkuar këshillat e duhura ose janë të kufizuar në aftësinë e tyre për të peshuar anët pro dhe kundër të opsioneve të financimit. Vendimet jo të drejta në vitet e rinisë mund të kenë pasoja afatgjata për këta debitorë dhe mund të vonojnë vendimet e rëndësishme në jetë pasi ngarkohen më vonë me kostot e shlyerjes: Është e vështirë të blesh pronë apo ndërtosh familje kur duhet ta marrësh veten ende nga borxhi.

Prandaj aftësitë financiare mbi konceptet si kredia dhe normat e interesit, blerjet me këste me depozitat e tyre dhe pagesat mujore, rikuperimi nga borxhi dhe buxhet janë kaq të rëndësishme. Qendra Globale e Ekselencës për Aftësitë Financiare (GFLEC) thotë se i njëjti parim zbatohet edhe për mijëvjeçarët, duke nxjerrë në përfundim këtë: ‘Mijëvjeçarëve iu mungojnë aftësitë bazë që duhen për të marrë vendime financiare inteligjente.’ Kreditorët e tyre bien dakord: 52% e anëtarëve të BDIU-së fajësojnë borxhin e të rinjve për analfabetizmin financiar, ku personi i gabuar merr hua në kohën e gabuar në kushtet e gabuara.

Jeton sa për të shtyrë ditën apo mendon për të nesërmen?

Është e qartë që këtu ka punë për të bërë. Një optimist mund të thotë se për mijëvjeçarët e edukuar me shumë vite para tyre, nuk është kurrë vonë të fillosh të mësosh dhe strukturosh financat e dikujt, duke ndjekur dhe menaxhuar shpenzimet e tij/saj. Në mënyrë që ata t’i kenë të dyja: bukën e thekur me avokado dhe një shtëpi ku mund ta shijojnë atë.

Shpërndaje këtë

Printo