NPL e kolateralizuar: Këto tendenca po i japin formë tregut në 2018

A do të jetë 2018-ta viti ku huatë me probleme do të njihen përfundimisht si një mundësi legjitime investimi? Komisioni i BE-së, ECB dhe EBA po shfrytëzojnë një numër masash për ta bërë tregtimin e huave me probleme më të strukturuar, më të aksesueshëm dhe si rrjedhojë edhe më tërheqëse.

Rreth vitit 2007, kur termi ‘huatë toksike’ nisën të dilnin në media, frikësoi shumë profesionistë të shërbimeve financiare. Marka ‘bankier’ u dëmtua jashtëzakonisht shumë në mendjen e publikut, që mendoi se po paguante për gabimet e industrisë. Në 2010, edhe Oxford English Dictionary nisi të jepte shembuj të mjeteve financiare nën fjalën ‘toksik’.

Dhjetë vjet më pas dhe titujt, nëse jo ndjenjat, kanë zbehur disi. Aq sa disa njerëz e dinë se investimi në huatë me probleme (NPL-të) është bërë diçka e përditshme që prej atëherë: tregu global ka ekzistuar prej dekadash, por dëshira e regullatorëve për të rrezikuar më pak bilancet e bankave kanë shkaktuar një rigjallërim. Një studim nga Deloitte zbuloi se afërsisht 130 miliardë EUR nga paketat NPL priteshin të shiteshin në BE vitin e kaluar – rreth një e treta më shumë se në 2014. Volumi total bruto i huave jo performuese bankare në Bashkimin Evropian (BE) qëndronte diku te 1.3 trilionë EUR në fund të mars 2017, nga të cilat 921 miliardë EUR ishin në bilancin e bankave të Eurozonës, që arrin rreth 5% të volumit të përgjithshëm të kredive.

Një situatë ku fitojnë të gjithë në tregun e huave me probleme?

Pavarësisht përmirësimit domethënës në ekonomi që prej Krizës së Madhe Financiare, raporti i mospagimeve të kredisë nuk po bie aq shpejt sa dëshiron Komisioni i BE-së. Në korrik 2017, Këshilli i BE-së ngarkoi Komisionin dhe disa organe të tjera për nxjerrjen e një plan veprimi për përballimin e problemit, dhe për të garantuar stabilitet më të madh financiar në të gjithë BE-në. Këto organe përfshinin Autoritetin Bankar Evropian (EBA), Bankën Qendrore Evropiane (ECB) dhe Autoritetin Evropian të Sigurive dhe Tregjeve (ESMA), si dhe Bordin Evropian të Rrezikut Sistematik (ESRB). Pjesë e këtij plani do të përfshinte thjeshtëzimin e procesit me të cilin bankat mund t’i transferojnë NPL-të jo në banka, duke nxitur tregjet dytësore në NPL, dhe mundësisht duke ngritur një platformë të transkasionit të NPL-ve.

Kjo e fundit do të përdorë shabllone dhe procese të standardizuara, ku të gjitha do të nxitnin perceptimin publik të NPL-ve si një opsion legjitim investimi. Kjo do t’iu mundësonte bankave të rrezikonin më pak, ristruktoronin portofolat e tyre dhe të poziciononin nga e para burimet e huave me probleme në aktivitetet e tyre kryesore. Ajo çfarë është më e rëndësishme, do të lironte kapitalin për të kryer këto funksione, të cilat bankat i bëjnë më së miri, siç është financimi i rritjes ekonomike. Së fundi, do të lejonte edhe regullatorët të ruanin tregun dhe mënyrën si bëhet biznes.

 

Atëherë, është një situatë ku fitojnë të gjithë. Dhe është thjesht fillimi, sipas Këshillit të BE-së, i cili po planifikon masa të mëtejshme për 2018. Për ekspertët e huave me probleme si EOS Group, ky do të jetë një vit emocionues, veçanërisht për faktin se rregullimi i rritur do ta bëjë më tërheqëse për të investuar në këtë kategori asetesh. Struktura e rritur dhe standardizimi në tregun e NPL-ve, ndoshta ndihmuar nga lançimi i kompanive të menaxhimit të aseteve kombëtare (AMC-të), do të nxitin besimin në këto tregje do të tërheqin investitorë me cilësi më të lartë. Pjesa e tregut të NPL-ve, i cili është i kolateralizuar nga, për shembull, pasuritë e patundshme, avionët, anijet, siguritë etj., është tashmë një opsion tërheqës, sipas konsulentëve në këtë fushë, si Deloitte.

Presion i ri mbi bankat në Itali dhe Ballkan

ECB-ja, në përpjekjet e saj për të nxitur bankat t’i zhveshin bilancet nga huatë me probleme, sugjeron likuidimin ose shënimin e këtyre aseteve të borxheve. Ky propozim nuk është aq i dëshiruar për bankat, sepse do t’i linte ato me pak ose asgjë, ndërsa shitja e aseteve jo performuese ofron të paktën pak shpresë për fitim. Për shembull, Banka KBC e Belgjikës shiti 40% të aseteve të saj të borxheve gjatë ristrukturimit, duke i mundësuar shlyerjen e përkrahjes nga qeveria që kishte marrë pesë vite para planifikimit. Portofolat e NPL-ve u siguruan nga EOS Aremas, një aktor me përvojë në sektorin belg të shërbimeve financiare.

Ky shembull efikas për investimin e NPL-ve mund të përsëritet në Itali dhe shtetet e Ballkanit, ku kolapsi i fundit i tregut të pronave mund të rrisë numrin e portofolave të NPL-ve të mëdha dhe kolateralizuara që ofrohen. Bankat në rajon janë nën presion nga regullatorët për të rrezikuar më pak dhe për të përmirësuar kështu shifrat e kredive.

Investimi në huatë me probleme nuk është biznes i lehtë

Ndërsa do të ketë shumë mundësi, menaxherët e aseteve duhet të kenë parasysh një gjë: Një investim në portofolat e NPL-ve nuk është për të dobëtit apo ata pa përvojë. Menaxhimi i portofolave të kolateralizuara dhe të përziera është një punë e ndërlikuar dhe kompanitë e menaxhimit të aseteve përballen me shumë sfida. Njëra është çështja problematike e të dhënave, që mund të adresohet pjesërisht përmes platformës NPL shqyrtuar nga BE-ja. Ligjet e fshehta të bankave dhe GDPR-ja (rregullorja e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave) mund ta bëjë të vështirë për kompanitë e menaxhimit të aseteve të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm. Pastaj ka sfida shtesë me vlerësimin e kolateralit, i cili duhet të monitorohet vazhdimisht. EBA-ja i ka njohur këto si çështje kryesore, që mund të frenojnë zhvillimin e mëtejshëm të industrisë dhe thekson rëndësinë dhe integritetin e sistemeve bazë të të dhënave.

EOS Group ka zhvilluar një ekspertizë të thellë; veçanërisht në fushën e huave të kolateralizuara nga pasuritë e patundshme. Duke punësuar menaxherë çështjesh, konsulentë ligjorë dhe specialistë të jashtëm, EOS është bërë një instrument lider në këtë sektor. Por për EOS, së bashku me profesionalitetin duhet të vijë edhe zemërgjerësia: “Mënyra si ne i trajtojmë klientët tanë është shumë e rëndësishme për ne”, thotë Veerle Timmermanns, Drejtoresha e Kreditit Tregtar të KBCS-së. “Kushdo që punon me ne duhet t’i trajtojë ata me respekt dhe ndjeshmëri, siç trajtojmë veten.” Rreziku i reputacionit për bankën në zhveshjen nga këto hua është i madh dhe nuk duhet nënvlerësuar.

Në sytë e botës, përgjegjësia e saj nuk ndalon kur portofoli përvetësohet nga një organizatë tjetër. Publiku dhe shtypi nuk japin asnjë cent nëse ata mendojnë se bankat lejojnë klientët e tyre të mëparshëm të trajtohen keq ose padrejtësisht. Prandaj, kemi zhveshjen e suksesshme nga ana e EOS Aremas, një organizatë që ndan të njëjtat vlera me ato të KBC-së.

Shpërndaje këtë

Printo