Në EOS, Të dhënat e Mëdha nuk funksionojnë pa mbikëqyrje nga njerëzit

Kur ndërhyjnë makineritë, njerëzit dalin jashtë mode: Kjo nuk është e vërtetë, thotë ekipi që drejton Qendrën e Analitikës pranë EOS: Ai ka ndërtuar një platformë analitike që synon ta transformojë biznesin në tregjet e EOS dhe të krijojë një mentalitet bazuar në të dhëna në të gjithë organizatën.

Shumë shpejt pasi Joachim Göller iu bashkua EOS Group në dhjetor 2017, ai u ul për të parë si mund t’i jepte formë Qendrës së Analitikës. Detyra e tij: ta ndihmojë EOS dhe aktivitetet e saj në 25 shtete të kthehet në një kompani që bazohet te të dhënat. ‘Për të bërë atë kërcimin e madh përpara, kuptova shpejt se së pari duhet të bëjmë një hap mbrapa,’ thotë Göller, ulur në një sallë konference në një zyrë të EOS në qendër të qytetit të Hamburgut.

Me zyra qendrore në Gjermani, EOS ka një prani të fuqishme dhe arritje të shkëlqyera në menaxhimin e aseteve në Evropë. Shtete të ndryshme si Polonia, Spanja dhe Bosnja janë në listën e vendndodhjeve në kontinent. Por EOS po operon edhe në Rusi dhe matanë Atlantikut në Kanada dhe SHBA. Kjo tregon madhësinë e detyrës që Göller dhe ekipi i tij te Qendra e Analitikës (CoA) po ndjekin: Nuk bëhet fjalë vetëm për krijimin e një platforme të inteligjencës së biznesit. Ka rëndësi të rrënjoset një mentalitet bazuar te të dhënat në kulturën e punës prej më se 55 degë që u shërbejnë rreth 20.000 klientëve në mbarë botën, duke shpërndarë vendimmarrjen bazuar te të dhënat dhe duke përqafuar teknologjinë.

Zhvillimi i një sistemi që do funksionojë me shumë shërbime mbledhjeje

“Ne jemi një forcë e madhe shtytëse për digjitalizimin tek EOS dhe që nënkupton edhe formësimin e të dhënave dhe transformimin në informacione,” thotë menaxheri. “Fillimisht, është aksesimi në burimet e të dhënave, duke kontrolluar cilësinë dhe duke krijuar një histori.” Me zhvillimin e platformës Qendra e Analitikës mund të integrojë sistemet lokale të mbledhjes së borxheve që ndodhen tashmë te degët e EOS në gjithë globin dhe zhvendosjen e vendimmarrjes analitike në platformë: Njësitë EOS mund ta mbajnë sistemin kryesor të mbledhjes që përshtatet me kërkesat e tregut, CoA do të lidhet me infrastrukturën e saj, duke e super karikuar me shkencën e të dhënave fuqinë e vizualizimit të të dhënave për të gjithë sipërmarrjen,ndonëse duke garantuar privatësinë e çdo klienti duke përdorur thjesht të dhëna anonime.

Për të pasur një ide më të mirë se si funksionon Qendra e Analitikës, të ndihmon të shikosh njerëzit që merren me të. Stafi i njësisë përfshin shumë profile të ndryshme: “Në njërën anë, ne kërkojmë gjithmonë talent të ri me fokus teknik,” thotë Menaxheri i Stafit Patrick Witte. Shkencëtarët e të dhënave, programuesit e softuerëve, inxhinierët e të dhënave dhe arkitektët e platformave mund të jenë të përshtatshëm. Ata projektojnë dhe operojnë Platformën e Analitikës, e cila mbetet në zemër të përpjekjeve të CoA për ta transformuar EOS dhe për ta ndihmuar të qëndrojë një lider në biznes. “Qëllimi ynë është të gjejmë mënyrën më efikase për t’i zhvendosur të dhënat nga shtetet e ndryshme ku ndodhet EOS në Platformën e Analitikës, duke ndjekur rregullat e mbrojtjes së të dhënave në BE,” thotë Witte. “Kjo na lejon të projektojmë modele parashikimi, të përdorim inteligjencën artificiale dhe të krijojmë kanale për të dërguar gjetjet në anën operacionale, duke u ofruar atyre një avantazh konkurrues.”

Mendo globalisht, vepro lokalisht

Qendra e Analitikës përfshin edhe një krah këshillimor që promovon ndarjen e praktikave më të mira të analitikës, përfshirë sigurinë e të dhënave dhe mbrojtjen e privatësisë, te të gjitha degët. “Ne mund t’i mbështesim kolegët të analizojnë të dhënat në njërën anë të botës, duke ndihmuar në përmirësimin e modeleve ekzistuese statistikore në anën tjetër,” thotë Witte. “Për këtë po punojmë krah për krah me kolegët tanë në të gjithë EOS Group.” Këtu ndërhyn grupi i dytë i profesionistëve në CoA: Konsulentët analitikë dhe shkencëtarët e të dhënave, shumica e tyre me kualifikime metodologjike që variojnë nga matematika deri tek ekonomiku. “Duhet një grup i gjerë aftësish për t’u siguruar që nevojat e biznesit identifikohen dhe zgjidhen me qasjen e duhur analitike,“ thotë Witte.

Vetë Witte mori diplomë në statistikë nga Universiteti i Dortmundit, ku më vonë punoi një për një kompani ndërkombëtare biznesi para se të bëhet pjesë e EOS në 2012. ‘Këtu në EOS i kam fituar aftësitë e nevojshme,’ thotë ai. Por nuk ka mënyra të përshkruara - në ekipin CoA do të njiheni me njerëz që ndoshta nuk prisni t’i shihni në sektorin financiar: ‘Kemi edhe një fizikane teorik që punoi si konsulent për disa vite para se të bashkohej me ne.’

Zbatimi i metodologjisë së shpejtësisë në shërbimet financiare

Witte dhe kolegu i tij Joachim Göller ndjejnë një vrull të madh brenda ekipit CoA. “Është vërtet atmosfera e start-up që më solli këtu në fillim,” thotë Göller, që më parë ka punuar në sektorin bankar për disa vite. “CoA është një ekip tepër i shpejtë, divers për nga kultura me ritmin e tij.”

Sikur EOS të kishte ndërtuar teknologjinë e saj financiare, modeli i biznesit të CoA i ngjan modelit të vërtetuar nga shumë kompani start-up: Së pari është ngritja e një platforme analitike, më vonë shkallëzimi i operacioneve dhe lejimi i partnerëve të lidhen me sistemet e tyre duke ofruar një API. Dhe sigurisht, testimi i vazhdueshëm, nxënia dhe përmirësimi i sistemit duke ndjekur rregullat e zhvillimit të shpejtë të softuerit. Me një diferencë të madhe nga jeta e një start-up: Ekipi CoA mund të punojë me risinë në teknologjinë financiare pa kënaqur investitorët. Në EOS, gjithçka bëhet për përkushtimin afatgjatë ndaj klientëve.

Zbatimi i një qasjeje bazuar në të dhëna te procesi i mbledhjes

Ndërsa procesi i ndryshimit është në vazhdim e sipër në Gjermani me rastet e para të përdorimit që menaxhohet nga një softuer i ri i quajtur FX, tani CoA shikon të mbështesë njësi të tjera në adaptimin e një mentaliteti të ngjashëm të udhëhequr nga të dhënat. Göller beson që historitë e suksesit do të shtrojnë rrugën dhe krijojnë stimujt e duhur për vendimmarrësit: “Është si marketingu i ditëve moderne: Duhet të fitosh adhurues që e shtyjnë këtë proces përpara,” thotë ai. “Çdo rast që trajtojmë duhet të rezultojë në një përfitim të drejtpërdrejtë për klientin.” Njerëzit në fillim: Mënyra e shpejtë e të punuarit është shumë në përdorim në CoA.

Shqetësimet që teknologjia e të dhënave të mëdha mund t’i zëvendësojnë njerëzit dhe punët janë të pabaza, thotë Witte, “Ne mbështetemi tek ekspertët tanë për të interpretuar të dhënat e disponueshme të konsumatorit dhe bëjmë pyetjet e duhura që t’u dhënë përgjigje sistemi i analizimit të të dhënave.” Një mënyrë për stafin e EOS që të shikojë mësimin nga makineritë dhe inteligjenca artificiale mund të jetë ta krahasosh me një koleg të zgjuar që i ndihmon ata të informohen më mirë dhe të marrin vendime më të personalizuara për veprimin e radhës dhe për të rritur shkallën e aseteve të mbledhura.

Zgjidhjet e të dhënave të mëdha kanë nevojë për punonjës që t’i ekzekutojnë

Ndërsa transformimi i një biznesi bazuar në të dhëna shihet se rrit efikasitetin dhe shton mundësitë e shlyerjes së borxhit, edhe klientët përfitojnë shumë, sipas Göller. Mes avantazheve të tjera, sistemi do të gjejë kohën më të përshtatshme për t’u dërguar klientëve paralajmërime. “Për t’u mbështetur në algoritma në çfarëdo situate të vështirë qoftë, shkon kundër standardeve tona etike,” thotë Göller. Për shembull, EOS nuk do ta lejonte kurrë një algoritëm që vlerëson historikun e kredive të huamarrësve nga tingëllimi i zërit të tyre. “Këtu ne mbështetemi fuqimisht te njerëzit për të caktuar barriera.”

Shpërndaje këtë

Printo