PMSH.

Këtu gjeni pyetjet më të shpeshta. Por ne mund t’u përgjigjemi shumë më tepër nëse doni. Thjesht na kontaktoni.

Pyetjet i bëni ju. Përgjigjet i japim ne.

  • Kjo është një nga sfidat kryesore që ne ndihmojmë bizneset çdo ditë.

    Hapi i parë është të kontrolloni nëse njerëzit dhe kompanitë me të cilat bëni biznes janë të besueshëm. Para se të punoni me to. Në këtë mënyrë, ju reduktoni ndjeshëm borxhet e këqija.

    Sapo të keni konfirmuar një klient, i caktoni një kufi kredie dhe sigurohuni që të mos e tejkalojnë atë. Mbani vëmendjen për shenja të mundshme paralajmëruese të problemeve me pagesat në të ardhmen, që përfshijnë:

    • ndryshimi i mënyrës së pagesës (p.sh. kalimi nga transfertë bankare në pagesë me çek ose para Cash),
    • të dhënat e reja bankare, të cilat mund të sugjerojnë probleme me bankat e mëparshme,
    • ndryshimet e shpeshta të adresave.

    Ne jemi ekspertë në zvogëlimin e rrezikut të mospagesës dhe maksimizimin e likuiditetit: ne marrim paratë Cash në mënyrë të shpejtë duke mbajtur klientët tuaj të kënaqur.

    Ne mund t’ju ndihmojmë në mënyrën që ju përshtatet.

  • Kalimi i administrimit të llogarive të arkëtimeve tek ne, ju lejon që të përqendroheni në punën tuaj kryesore. Ju do të jeni të sigurt duke ditur se ekspertët po kujdesen për llogaritë e arkëtueshme.

    Duke qenë se e kemi bërë këtë mijëra e mijëra herë më parë, ekspertiza, përvoja dhe sistemet tona janë rafinuar për të shlyer më shumë borxhe dhe më shpejt - kështu që ju mund të përfitoni nga më shumë likuiditet. Për investime që rrisin biznesin tuaj, ose edhe ju mbrojnë nga falimentimi.

    Mos harroni: ne monitorojmë klientët të cilët janë të paaftë të paguajnë tani, por mund të mos jenë në të ardhmen. Pra, sa më shpejt që ata të jenë në gjendje të paguajnë, ju mund të merrni paratë që kishit hequr dorë nga shpresa.

  • Gjykimi është i kushtueshëm dhe mund të duhet të presësh një kohë të gjatë për një vendim gjykate. Ne gjithmonë përpiqemi të zgjidhim çështjen jashtë gjykatës si fillim, dhe shqyrtojmë mundësinë e procedurave gjyqësore vetëm nëse ajo dështon. Jo vetëm që kursen para, por zakonisht paguhet më shpejt dhe mund të mbash marrëdhënie të mira me klientët.

  • Prioriteti ynë është të marrim paratë tuaja shpejt dhe duke ruajtur marrëdhënie të mira me klientët tuaj. Kur është e përshtatshme, ne negociojmë plane realiste ripagimi që marrin parasysh rrethanat financiare të klientëve. Përgjatë viteve, ne kemi rafinuar procesin tonë dhe kemi arritur në tri fazat e mëposhtme.

    • Kujtesë me shkrim. Fillimisht kontaktojmë me debitorin me postë. Njerëzit shpesh i marrin letrat nga kompanitë për mbledhjen e borxheve më seriozisht, kështu që shkalla e reagimit është më e lartë.
    • Kujtesë me telefon. Nëse hapi i parë nuk rezulton me kryerjen e pagesës, ne i kujtojmë klientit tuaj me telefon ose me kanale të tjera, si p.sh. një mesazh me shkrim. Ne mbledhim shumicën e borxheve në këtë fazë.
    • Veprime ligjore. Nëse gjithçka tjetër dështon, ne do të vlerësojmë, së bashku me ju, ndërmarrjen e veprimeve të mundshme ligjore. Përvoja dhe njohuria jonë e gjerë na mundëson t'ju këshillojmë nëse ndërmarrja e veprimeve ligjore ka shanse të mira për sukses.

    Procesi ynë i saktë përcaktohet sipas rastit individual. Nëse është e përshtatshme, ne mund të përshtatim fazat e mësipërme për t'i përshtatur më mirë rastit në fjalë.

  • Zakonisht, agjencitë për mbledhjen e borxheve janë më të suksesshme sepse mbledhja e borxhit është aktiviteti i tyre kryesor. Ne kemi njohuri, burime njerëzore dhe teknologji të specializuara.

    E kundërta, shumica e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme caktojnë kontabilistët ose agjentët e shitjes si përgjegjës për mbledhjen e borxheve. Kjo detyrë shtesë i shtohet ngarkesës së punës së punonjësit dhe renditet poshtë në listën e prioriteteve të tyre. Rezultati mund të jetë: nivel i ulët i mbledhjes së borxhit, ose rritje e borxhit të keq. Prandaj ne ju rekomandojmë fort që të përdorni një agjenci të dedikuar në mbledhjen e borxhit. Lërini punonjësit tuaj të përqendrohen në biznesin tuaj kryesor. Dhe për më tepër: do të arrini më shumë likuiditete duke minimizuar mospagesën.

  • Kjo varet nga dëshirat dhe nevojat tuaja. Proceset tona, të projektuara në mënyrë profesionale, sigurojnë që të punojmë krah për krah me departamentin e brendshëm të kredisë dhe mbledhjes së borxhit. Departamentet e juaja mund të përqendrojnë burimet dhe energjinë në vlerësimin dhe përzgjedhjen e klientëve, dhe në fazat e hershme të procesit të mbledhjes së borxhit. Ne përqendrohemi kryesisht në fazat e mëvonshme të procesit të mbledhjes së borxhit, duke përfshirë si hapat para-ligjor dhe ato ligjor, duke ju ndihmuar që të mblidhni pagesat.

    Ne ju dërgojmë vazhdimisht raporte në mënyrë që të kontrolloni statusin e llogarive tuaja. Ne mund t’i dërgojmë raportet edhe me email ose faks nëse kërkohet, kështu që ju mund të veproni shpejt edhe në qoftë se ju transferoni menaxhimin e llogarive të arkëtueshme.

PARAMETRAT E KUKIT

Në ueb sajtin tonë ne përdorim kukit për t'ju mundësuar që të keni vizitën më të mirë të mundshme në ueb sajt. Këto përfshijnë kukit që janë të nevojshme për funksionimin e ueb sajtit, ato që përdoren vetëm për qëllime statistikore anonime, kukit që përdoren për parametra komoditeti dhe kukit që përdoren për t'ju siguruar përmbajtje të personalizuar dhe të bazuar në interes. Ju mund të vendosni vetë nëse doni të lejoni përdorimin e kukive për statistika, komoditet dhe marketing. Përveç kësaj, ju mund të ndryshoni/tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë duke klikuar në parametrat për Ndryshimin e Kukive (Change Cookies) në pjesën e poshtme të ueb sajtit. Informacione shtesë mund të gjenden në Politika e Privatësisë.

E domosdoshme

Ne përdorim kukit e domosdoshme. Këto kuki janë të domosdoshme për operimin dhe funksionet themelore të ueb sajtit. Në veçanti, ato mundësojnë funksionimin përkatës të sigurisë së ueb sajtit tonë.
Për kukit të cilat i përdorim ne mund të lexoni këtu.

Komoditeti

Nëse lejoni kukit për komoditet, ne mund ta bëjmë më të lehtë për ju përdorimin e sajtit tonë. Nëse përsëri vizitoni ueb sajtin për të përdorur shërbimet tona, automatikisht do të njihet se tashmë na keni vizituar dhe hyrjet dhe parametrat që keni bërë do të njihen automatikisht në mënyrë që të mos keni nevojë t'i futni ato përsëri. Për shembull, përmes kësaj, nuk do të keni nevojë që secilën herë të ri-fusni përsëri të dhënat tuaja të përdoruesit, por ju do të keni qasje në të dhënat e futura tashmë kur vizitoni ueb sajtin përsëri. 
Për kukit të cilat i përdorim ne mund të lexoni këtu.

Statistika

Ne përdorim kuki statistikore për të përmirësuar ofertën tonë dhe për të siguruar një dizajn të bazuar në nevoja dhe optimizim të vazhdueshëm të ueb sajtit tonë. 
Për këtë, ne mbledhim të dhëna anonime për statistika dhe analitikë, për shembull, për të përcaktuar trafikun e sajtit dhe sjelljen e përdoruesit dhe për të përshtatur dhe përmirësuar përmbajtjen tonë dhe përvojën e ueb sajtit. 
Për kukit të cilat i përdorim ne mund të lexoni këtu.

Marketingu

Ne përdorim kukit e marketingut në mënyrë që të mund t'ju ofrojmë përmbajtje përkatëse dhe të bazuara në interes kur vizitoni ueb sajtin tonë. 
Për kukit të cilat i përdorim ne mund të lexoni këtu.