Two employees at a   desk reading a document together

Për një botë pa borxhe.

Ju keni pranuar një faturë. Pse kështu?

Është e thjeshtë. Ju keni blerë diçka nga ndonjë kompani ose keni marrë një hua dhe nuk keni paguar faturën. Ndoshta thjesht keni harruar. Tani, ajo kompani na ka kërkuar të  ndihmojmë. Ja pse emri ynë është në letër. Por do ta gjeni edhe emrin e huadhënësit origjinal në letrën tonë. Hidhini një sy. Çfarë vjen më pas? Ne do t'ju ndihmojmë të paguani faturën tuaj. E gjitha çfarë duhet të bëni ju është: të na kontaktoni. Së bashku do të gjejmë një zgjidhje që i përshtatet të dyja palëve. Qëllimi ynë është: një botë pa borxhe. Dhe ne do të donim që ju të liroheshit nga borxhet. Ne kemi kënaqësin t’ju ndihmojmë. Thjesht na kontaktoni.

infoks@eos-matrix.com

Pyetjet i bëni ju. Përgjigjet i japim ne.

  • E thjeshtë. Mënyra më e shpejtë dhe më popullore është pagesa e njëhershme. Ju mund të paguani faturën tuaj njëherazi. Ose me këste. Për të gjetur një plan këstesh që i përshtatet situatës suaj, ju lutemi të kontaktoni. Së bashku do të gjejmë një zgjidhje që i përshtatet të dyja palëve.

    Merrni letrën tonë, gjeni numrin e kërkesës dhe na kontaktoni. Faleminderit.

  • Jo. Kreditori juaj origjinal na ka kërkuar t’ju ndihmojmë. Por do ta gjeni emrin e tyre edhe në letrën tonë. Por ata duan që ne të administrojmë pagesat.  Ju lutemi të na kontaktoni. Faleminderit.

  • Ju lutemi, mos e injoroni thirrjen ose letrën tonë. Shumica e njerëzve e bëjnë këtë gjë sepse është një situatë e panjohur dhe e pakëndshme. Mos u shqetësoni. Ne mund t'ju ndihmojmë të tejkaloni këtë situatë. E kemi bërë shumë herë. Dhe ne do ndajmë kohë aq sa ju nevojitet për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja. Njërës prej tyre mund t'i përgjigjemi tani: çfarë ndodh nëse e injoroni gjithë këtë punë? E pra, sa më shumë zgjatë procesi, aq më e lartë është kostoja. Mund t'i injoroni letrat, emailet dhe thirrjet tona - por nëse na mbarojnë mundësitë, EOS ose huadhënësi origjinal kanë të drejtë që të ndërmarrin veprime ligjore. Të gjitha shpenzimet ligjore do të shtohen në faturë.

    Ana e mirë është që ju mund të shmangni të gjitha këto nëse nuk na injoroni. Kontakti i menjëhershëm me ne do të parandalojë ndërmarrjen e veprimeve ligjore dhe do të mbajë kostot më të ulëta. Thjesht na kontaktoni - jemi të kënaqur t'ju ndihmojmë.

  • Atëherë, le të fillojmë me lajmin e keq: ndoshta në fund do të paguani më shumë.

    Ja pse: ju pranuat një produkt ose shërbim nga dikush, por nuk keni pasur mundësi ose nuk e keni paguar ende faturën. Ose thjesht keni harruar. Njerëz jemi. Të gjithë i harrojmë gjërat me kalimin e kohës. Prandaj dikush ju kërkoi përsëri që të paguani faturën. Dhe ju nuk e paguat, sërish. Tani, dikush na ka kërkuar ndihmë, ndaj dhe ju morët njoftim nga ana jonë. Dhe ne do t'ju kujtojmë edhe disa herë. Kjo është mundësia juaj për të zgjidhur pretendimet para se të përfshihet gjykata. Nëse nuk e bëni këtë, ju lutemi mbani mend këtë: sa më shumë të zgjasë procesi, aq më e lartë është kostoja. Dhe ju mund t'i injoroni letrat, emailet dhe thirrjet tona - por nëse na mbarojnë mundësitë, EOS ose huadhënësi origjinal kanë të drejtë që të ndërmarrin veprime ligjore. Ju merrni një shkresë - të ngjajshme me një vendim gjyqësor - që thotë se ju duhet të paguani, dhe shumën e pagesës. Të gjitha shpenzimet gjyqësore do t'i shtohen faturës.

    Le ta mbyllim me lajmin e mirë: siç e keni vënë re, ne kemi bërë shumë përpjekje për t'ju shpjeguar procesin, hap pas hapi. Dhe do të marrim edhe më shumë kohë për t’ju shpjeguar të gjitha mundësitë, me telefon ose pranë zyrave tona. Kontakti i menjëhershëm me ne do të parandalojë ndërmarrjen e veprimeve ligjore dhe do të mbajë kostot më të ulëta. Thjesht na kontaktoni - ne jemi të kënaqur t'ju ndihmojmë.

  • Mos u shqetësoni: do të gjejmë një zgjidhje. Ju premtojmë. Është detyra jonë t'ju çlirojmë nga borxhet. Dhe ne kemi ndihmuar miliona debitorë tashmë. Jo me të njëjtën mundësi zgjidhje për të gjithë, por të përshtatura sipas rastit. Për shembull: nëse nuk mund ta paguani menjëherë shumën e plotë, ne do ta ndajmë pagesën në këste që ju përshtaten. Pavarësisht se sa i vogël është kësti i parë, është fillim i mbarë. Fillimi i një të ardhmeje që ju çliron nga barra e borxheve. Një fillim që duket mirë dhe ju bën të ndiheni më mirë, hap pas hapi. Thjesht komunikoni me ne: ne jemi vërtetë njerëz që duam t’ju ndihmojmë. Dhe kjo ndihmë nuk do t'ju kushtojë aspak. Thjesht na kontaktoni.

  • Fantastike. Lajm i mirë. Ndoshta pagesën ende nuk e kemi pranuar ose ndoshta diçka nuk ka shkuar mirë. Ndjesë për këtë. Le ta kontrollojmë dhe një herë së bashku. Ju lutemi na kontaktoni për t’u siguruar që i kemi  të njejtat argumente. Pas këtij kontrolli, ju do të merrni një konfirmim pagese. Kjo është prova përfundimtare që borxhi juaj është shlyer. Pra, kaq është. Faleminderit për ndihmën dhe kohën tuaj.

  • Oh jo! Na vjen keq për këtë. Ju lutemi të na kontaktoni që të mos dërgojmë më letra në adresën e gabuar. 

  • Në rregull. Ndonjëherë gjërat shkojnë keq. Dhe kjo është e sikleteshme për të gjithë të përfshirët. Le të zbulojmë së bashku se ku shkuan keq gjërat. Ju lutemi na kontaktoni që të na informoni se kërkesa nuk është e saktë. Kjo është e rëndësishme sepse për momentin nuk e dimë. Dhe ndoshta do të merrni më shumë letra, email ose telefonata të panevojshme. Nga ana tjetër, nëse kërkesa nuk është gabim, mund të ndesheni me akuza të tjera sepse në një moment gjykata do të përfshihet. Kjo është e panevojshme. Ju lutemi na kontaktoni; ne do ta shqyrtojmë çështjen dhe sërish do të rregullojmë gjithçka. Faleminderit.

  • Po. Ne jemi kompani globale me shumë certifikata, eskperiencë dhe vite punë në këtë fushë. Thjesht shfletoni këtë faqe ose faqen tonë në internet. Ose na kontaktoni si të dëshironi: me email, me telefon ose vizitoni zyrat tona.

  • Ndoshta, po. Duhet t’i përgjigjeni mesazhit të EOS. E njëjta gjë vlen edhe për letrat që mund të keni marrë. Nëse mesazhi përmban një numër kërkese, përdoreni për t’u futur drejtpërdrejt në portalin tonë dhe mësoni më shumë rreth borxheve të papaguara. 

  • Sigurisht. Ndonjëherë gjërat shkojnë keq. Ndjesë për këtë. Le të zbulojmë së bashku se ku shkuan keq gjërat. Thjesht na kontaktoni si të dëshironi: shkruani një email ose një letër, na telefononi ose vizitoni zyrat tona. Faleminderit.

Keni ndonjë shqetësim? Mos u shqetësoni.

  • EOS Matrix DOOEL L.L.C. Kosovo, Branch
    Office

    Str. Mujo Ulqinaku no. 5 app#4 Pejton

    10000 Prishtina
    Kosovo

    Telefon: +381 3 8609 018

    infoks@eos-matrix.com

    Office hours:
    E hënë - E premte:
    08:00 paradite - 06:00 pasdite

Na dërgoni një mesazh. Ne do t'ju dërgojmë një përgjigje.

Plotësoni fushat e kërkuara.
Plotësoni fushat e kërkuara.
Bitte füllen Sie das Pflichtfeld aus.
Plotësoni fushat e kërkuara.

*fushë e kërkuar