Grupi EOS rrit edhe një herë të ardhurat dhe fitimin

  • Vlera të reja të larta në të ardhura dhe EBITDA
  • Investim i fortë në blerje të borxhit: zhvillim i mëtejshëm për t'u bërë investues financiar global
  • "Krahas blerjes së borxhit të siguruar, ne do të zgjerojmë qenësisht biznesin e siguruar të pasurive të paluajtshme"

Hamburg, Gjermani; 16 korrik 2019 – Grupi EOS me seli qendrore në Hamburg ka rritur të ardhurat e tij në vitin financiar 2018/19 me 2,3 përqind në 813,7 milion euro. Fitimi para interesave, tatimeve dhe amortizimeve (EBITDA) u rrit në 283,6 milion euro. Në këtë mënyrë, ofruesi ndërkombëtar i shërbimeve financiare individuale, i cili i përket Grupit Otto, mundi të regjistronte një rekord të ri në të dy treguesit kyç të përformancës. Një nga arsyet kryesore të këtij  zhvillimi pozitiv ishte investimi i madh në blerjen e portofolave të pasiguruara dhe të siguruara të borxhit: në vitin e kaluar financiar EOS ka investuar 668 milion euro në borxhe dhe pasuri të paluajtshme dhe u zhvillua gjithnjë e më tepër në një investues financiar global.

Investimi i madh në blerje të borxhit vazhdon

"Jam shumë i kënaqur me një vit financiar jashtëzakonisht të kënaqshëm", thotë Klaus Engberding, drejtor i bordit ekzekutiv i Grupit EOS. "Si për të ardhurat, ashtu dhe për fitimin kemi arritur një nivel të shkëlqyer. Pavarësisht harmonizimit të vitit financiar në vitin paraardhës*, ne ishim në gjendje të rritnim të ardhurat e Grupit EOS. Kjo është një shenjë e qartë e rritjes së qëndrueshme të biznesit tonë", vazhdoi Engberding. "Krahas blerjes së borxhit të siguruar, ne do të zgjerojmë qenësisht biznesin e siguruar të pasurive të paluajtshme. Me teknologjitë tona të lëvizura nga të dhënat, ne mund t'i vlerësojmë dhe përpunojmë në mënyrë optimale borxhet – baza perfekte për të vazhduar të investojmë fort në blerjet globale të borxheve."

Grupi EOS përbëhet nga më shumë se 60 kompani në 26 vende dhe punëson më shumë se 7500 punonjës. Nëpërmjet një rrjeti partneri, EOS u ofron 20 000 klientëve të tij shërbime smart në 180 vende në mbarë botën.

Vështrim i përgjithshëm i treguesve kyç të performancës:

 

 

2018/19

2017/18

Të ardhurat e shitjeve

(milion €)

nga të cilat
Gjermania

Evropa Perëndimore
Evropa Lindore
Amerika e Veriut

813,7


341,1
220,9

203,2

48,5

795,0


327,5
240,4
183,2
44,0

EBITDA (milion €)

283,6

279,8

Për arsye llogaritjeje në tabela mund të shfaqen diferenca rrumbullakosjeje.


Evropa Lindore me rritje në fushën e borxheve të siguruara

Në rajonin e Evropës Lindore, EOS po kënaqet me rekorde të të gjitha kohërave: "Ne jemi shumë krenar për fitimin tonë në Evropën Lindore për vitin financiar të kaluar", thotë Marwin Ramckem, administrator i Grupit EOS dhe përgjegjës për këtë rajon. "Me 203,2 milion euro, të ardhurat tejkalojnë ato të vitit paraardhës me më shumë se dhjetë përqind. Edhe fitimi para tatimeve është gjithashtu qenësisht më i lartë se ai i vitit paraardhës". Për të dy treguesit kyç të përformancës EOS arriti nivelin më të lartë të arritur ndonjëherë në këtë rajon. "Ne mundëm të rrisim përsëri vëllimin e investimeve tona në portofolat e borxhit të keq. Para së gjithash në Poloni dhe Kroaci, por edhe në Rusi dhe Sllovaki, vlera e vitit paraardhës u tejkalua qenësisht", vazhdoi Ramcke. Në veçanti investimet në borxhet e siguruara u zgjeruan, në këtë fushë EOS është aktualisht aktiv në nëntë vende të Evropës Lindore. Ramcke: "Në këtë segment ne vazhdojmë të shohim shanse të rritjes dhe në të ardhmen planifikojmë ta zgjerojmë fushën e biznesit në të gjitha vendndodhjet tona të Evropës Lindore".
Më shumë rreth vitit financiar të EOS në Evropën Lindore: LINK zur jeweiligen Länder-Website [nur Länder-PM]

Rreth Grupit EOS

Grupi EOS është një ofrues kryesor ndërkombëtar i shërbimeve financiare individuale. Si specialist në vlerësimin dhe përpunimin e borxheve, EOS përdor teknologjitë e reja për t'i ofruar 20000 klientëve të tij në 26 vende sigurinë financiare nëpërmjet shërbimeve smart. Biznesi kryesor i kompanisë është blerja e portofolave të borxhit të pasiguruar dhe të siguruar. Duke punuar në një rrjet ndërkombëtar të kompanive partnere, Grupi EOS, me më shumë se 7500 punonjës dhe mbi 60 filiale, disponon resurse në më shumë se 180 vende. Sektorët kryesorë janë: bankat, shërbimet komunale, sektori i pasurive të paluajtshme dhe E-Commerce. EOS është pjesë e Grupit Otto.

Informacione të mëtejshme rreth Grupit EOS: www.eos-solutions.com

Printo

PARAMETRAT E KUKIT

Në ueb sajtin tonë ne përdorim kukit për t'ju mundësuar që të keni vizitën më të mirë të mundshme në ueb sajt. Këto përfshijnë kukit që janë të nevojshme për funksionimin e ueb sajtit, ato që përdoren vetëm për qëllime statistikore anonime, kukit që përdoren për parametra komoditeti dhe kukit që përdoren për t'ju siguruar përmbajtje të personalizuar dhe të bazuar në interes. Ju mund të vendosni vetë nëse doni të lejoni përdorimin e kukive për statistika, komoditet dhe marketing. Përveç kësaj, ju mund të ndryshoni/tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë duke klikuar në parametrat për Ndryshimin e Kukive (Change Cookies) në pjesën e poshtme të ueb sajtit. Informacione shtesë mund të gjenden në Politika e Privatësisë.

E domosdoshme

Ne përdorim kukit e domosdoshme. Këto kuki janë të domosdoshme për operimin dhe funksionet themelore të ueb sajtit. Në veçanti, ato mundësojnë funksionimin përkatës të sigurisë së ueb sajtit tonë.
Për kukit të cilat i përdorim ne mund të lexoni këtu.

Komoditeti

Nëse lejoni kukit për komoditet, ne mund ta bëjmë më të lehtë për ju përdorimin e sajtit tonë. Nëse përsëri vizitoni ueb sajtin për të përdorur shërbimet tona, automatikisht do të njihet se tashmë na keni vizituar dhe hyrjet dhe parametrat që keni bërë do të njihen automatikisht në mënyrë që të mos keni nevojë t'i futni ato përsëri. Për shembull, përmes kësaj, nuk do të keni nevojë që secilën herë të ri-fusni përsëri të dhënat tuaja të përdoruesit, por ju do të keni qasje në të dhënat e futura tashmë kur vizitoni ueb sajtin përsëri. 
Për kukit të cilat i përdorim ne mund të lexoni këtu.

Statistika

Ne përdorim kuki statistikore për të përmirësuar ofertën tonë dhe për të siguruar një dizajn të bazuar në nevoja dhe optimizim të vazhdueshëm të ueb sajtit tonë. 
Për këtë, ne mbledhim të dhëna anonime për statistika dhe analitikë, për shembull, për të përcaktuar trafikun e sajtit dhe sjelljen e përdoruesit dhe për të përshtatur dhe përmirësuar përmbajtjen tonë dhe përvojën e ueb sajtit. 
Për kukit të cilat i përdorim ne mund të lexoni këtu.

Marketingu

Ne përdorim kukit e marketingut në mënyrë që të mund t'ju ofrojmë përmbajtje përkatëse dhe të bazuara në interes kur vizitoni ueb sajtin tonë. 
Për kukit të cilat i përdorim ne mund të lexoni këtu.